Gjimnazi Xhevdet Doda, i ndërtuar në vitin 2010 është objekti i parë edukativ që ndërtohet pas 30 vitesh në kryeqytet. Me financim nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me MASHT, ky gjimnaz ofron të gjitha kushtet për mësim si dhe është ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore. Objekti ka hapësirë të përgjithshme prej 4500m2 të ndara në 3 kate me 21 dhoma mësimi, 5 kabinete dhe laboratorë të ndryshëm të ndërtuara brenda një viti nga kompania.