Palestra Sportive e ndërtuar në Kastriot në më pak se një vit, ka filluar punën në vitin 2010 si qendra kryesore e rekreacionit në komunën e Kastriotit. Palestra Adem Jashari është projekt i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Palestra ka sipërfaqe totale prej 3200m2 dhe ka kapacitet prej 1500 ulëseve si dhe 500 ulëse lëvizëse.